Telegrafi

Jep dorëheqje prokurori i Pejës, Taulant Atashi

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Taulant Atashi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Vendimi për lirimin e tij nga detyra pas ofrimit të dorëheqjes është miratuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në mbledhjen e 233-të me radhë të mbajtur këtë të enjte.

Atashi në aktin e dorëheqjes së tij kishte potencuar se shkak për vendimin e tij janë vetëm çështjet familjare dhe nuk qëndron ndonjë arsye tjetër.

“Përkushtimi ndaj familjes dhe vazhdimi i shkollimit të djalit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë arsyeja e vetme që tërhiqem nga pozita e prokurorit”, thuhet në aktin e dorëheqjes së prokurorit.

Ndryshe, Taulant Atashi ishte dekretuar prokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë më 13 qershor 2022. /Telegrafi/