Presidenti armen, Armen Sarkissian ka dhënë dorëheqje të papritur të dielën.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti armen ka deklaruar se këtë vendim e ka marrë për faktin se nuk ka instrumente për të ndikuar në politikën e brendshme dhe të jashtme.
Siç kujtojnë mediat, vitin e kaluar, Sarkissian e gjeti veten në mosmarrëveshje me kryeministrin Nikola Pashinyan për disa çështje, duke përfshirë largimin e komandantëve të forcave të armatosura.
“Mendova për një kohë shumë të gjatë dhe vendosa të jap dorëheqjen pas katër viteve punë aktive si president”, ka thënë Sarkissian në një deklaratë, e cila shtoi se “presidenti nuk ka mjetet e nevojshme për të ndikuar në proceset e rëndësishme të jashtme dhe të brendshme politike në kohë të vështira për popullin dhe vendin”.
Ai gjithashtu vuri në dukje se disa grupe politike kanë synuar atë dhe familjen e tij, pa dhënë detaje të mëtejshme. /Telegrafi/