Telegrafi

Jep dorëheqje për shkak të faturës së telefonit

Deputetja e Partisë së Punës ka dhënë dorëheqje dhe është betuar se nuk do të kandidohet sërish për shkak të shifrës së lartë në faturën e telefonit të parlamentit.

Deputetja Saera Khan kishte telefonuar çdo ditë dhe kishte kërkuar parashikimin e fatit nga personi në anën tjetër të telefonit.

Mediat norvegjeze kanë njoftuar se deputetja kishte shpenzuar afër 53.000 euro në telefon duke dëgjuar për fatin e saj.