Telegrafi

Jep dorëheqje Pavle Bogoevski (Video)

Deputeti i LSDM-së Pavle Bogoeveski ka dhënë dorëheqje nga funksioni i deputetit në Kuvend, pas aferës së incizimeve, në të cilën dëgjohet se blenë lëndë të dyshimta narkotike, për të cilën ai tha se ka blerë vaj kanabisi për një të afërt.

Bogoevski vendimin e bëri të ditur në seancën e Komisionit për çështje të mandateve dhe imuniteteve në Kuvend, në të cilën po merret vendim për mandatin e Nikolla Gruevskit. Bogoevski ishte edhe kryetar i Komisionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kolegë deputetë qëndroni besnik ndaj principeve. E di se politika është një lojë e zjarrtë. Falënderoj të gjithë ata që më kanë bërë më të fortë këto dy vite”, deklaroi Bogoevski.

Ai tha se vendimin e ka marrë që kur është paraqitur vetë në polici. Dorëheqja do të hyjë në fuqi pas votimit të marrjes së mandatit të deputetit Nikolla Gruevski./Telegrafi/