Telegrafi

Jep dorëheqje njeriu që udhëhoqi britanikët për dalje nga BE-ja

Udhëheqësi i Partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar, “UKIP”, Nigel Farage deklaroi se do të lërë postin e kryetarit të saj.

Farage tha se ai e kishte përmbushur detyrën e tij pas votës për largim nga BE-ja në referendumin e 23 qershorit.

UKIP, – sipas Farage, – tashmë është pozicionuar mirë, ndërsa shtoi se këtë herë nuk do të ndryshojë mendje për dorëheqjen, siç bëri pas zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2015.

Drejtimi i partisë ka qenë i vështirë në momente të caktuara, rrëfen euroskeptiku, por ia vlente çdo sakrificë.

Farage, i cili është njëkohësisht anëtar i Parlamentit Europian, shtoi se Britanisë i nevojitet një “kryeministër Brexit-i”, duke nënkuptuar se duhet të jetë dikush që mbështeti shkëputjen nga BE-ja.