Site icon Telegrafi

Jep dorëheqje nga LDK-ja kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Fehmi Kupina

Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës është mbajtur sot pa praninë e asamblistëve të LDK-së dhe PDK-së.

Me të nisur kjo mbledhje, kryesuesi i Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së, Fehmi Kupina ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Lexo po ashtu PDK akuzon opozitën në Prishtinë se po tenton t’i kapë ndërmarrjet publike, nuk komentojnë nëse kanë mospajtime me LDK-në

Ai është deklaruar kryesues i pavarur.

“Unë jam anëtar i pavarur i kryeqytetit dhe nuk do ti përkas asnjë partie apo grupi politik. Mandatin tim si kryesues i Kuvendit dhe si anëtar i pavarur do ta ushtroj në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës dhe do të jem besnik i secilit votues dhe qytetari të Prishtinës”, ka thënë Kupina. /Telegrafi/

Exit mobile version