Ministri njëditor i punëve të brendshme, Oliver Andonov, i cili mbrëmë u zgjodh si ministër i MPB-së, ka dhënë dorëheqje nga funksioni i ministrit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Dorëheqjen e tij e ka deponuar te kryeministri Emil Dimitriev, ndërkaq në arsyetimin për këtë hap, Andodov thotë se largohet nga kjo pozitë për shkak të organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./Telegrafi/