Telegrafi

Jep dorëheqje ministri grek i Financave

Ministri grek i Financave, Janis Varufakis ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij. Shkak është bërë situata e vështirë në Greqi, ku pas referendumit të djeshëm, qytetarët vendosën mos të pranojnë kushtet për kreditim nga ndërkombëtarët.

Në një mesazh në rrjetin social “Twitter”, Varoufakis ka fajësuar Eurozonën për dorëheqjen e tij. “Jo më ministër. Eurogrup kundër prezencës sime në takime”, citohet në mesazhin e Varoufakis.

Ai shtoi më tej se ideja për të mos qenë në takime, kryeministrit Aleksis Cipras e ka pëlqyer. “Ideja për të mos qenë në takime, Cipras e pëlqeu. “I pëlqen sepse mendon se mund të arrijë marrëveshje. Për këtë arsye, mendova të jap dorëheqjen. Do ta ‘vesh’ me krenari urrejtjen e kreditorëve”, shtoi Varoufakis. /Telegrafi/