Kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve, Tamara Çaushudis ka dhënë dorëheqje nga funksioni, pas dy mandateve që ishte në këtë funksion.
Ajo sot me një deklaratë deri tek mediat njofton se në Kuvendin e ardhshëm të Sindikatës do të tërhiqet si kryetare e saj.
“Ju njoftoj se në kuvendin e ardhshëm të SPGM-së unë tërhiqem si kryetare dhe jap një dorëheqje të parevokueshme. Mendoj se, pasi që unë jam në krye të Sindikatës që nga themelimi i saj, pas tetë vjetësh mandati në mënyrë formale dhe natyror përfundon.
Statusi ynë nuk lejon mandat më të gjatë për kryetar dhe ne e miratuam atë së bashku si një qëndrim pikërisht për të shmangur një situatë në të cilën mund të përshtatej organizata. Vazhdimi i mandatit tim do të ishte kundër produktiv. Është shumë e rëndësishme që SPGM të mbijetojë dhe të funksionojë me udhëheqje të re dhe njerëz të rinj, të cilët me siguri do të jap vulën e tyre dhe do të hapin shtigjet që nuk kam arritur ti gjurmojë. Prandaj, ju nxis dhe inkurajoj që të kandidoni për postin e kryetarit të SPGM-së”, thekson ajo në deklaratë.
Ajo gjithashtu tha se po ikën me ndjenja të përziera. Nga njëra anë me krenari se qëllimi i deri më tanishëm është arritur, por edhe me ndjenja të këqija për gabimet e bëra gjatë mandatit tetëvjeçar./Telegrafi/