Site icon Telegrafi

Jep dorëheqje kryetari i KQZ-së në Shqipëri

 

Denar Biba ka dhënë dorëheqje nga poti i kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi pozicioni i tij në bazë të marrëveshjes së arritur mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, do të jetë propozim i Partisë Demokratike.

Ai i ka dërguar një letër Kuvendit me dorëheqjen e tij.

“Sipas ligjit të Merfit, ‘nëse diçka e keqe do të ndodhë, atëherë ajo do të ndodhë në momentin më të keq të mundshëm’. Ja kështu edhe ky ‘ndryshim kuajsh në mes të lumit’, i padeshirueshëm nga këndvështrimi i ngushtë i stabilitetit të institucioneve, por i nevojshëm për stabilitetin e vendit”, shkruan Biba në Facebook, ku publikon dhe letrën e dorëheqjes.

Ai thotë se personalisht e konsideron një aksident profesional përgjatë një karriere të konsoliduar, që nuk ka asnjë pasojë të pakthyeshme.

Kreu i dorëhequr i KQZ shton më tej se, “Fundja, aksidentet shpesh kanë qenë shkak për evolucionin njerëzor, dhe unë e kam të provuar më se njëherë këtë”.

Exit mobile version