Site icon Telegrafi

Jep dorëheqje kryetari i FBK-së

Emërimi i tij në postin e zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), është arsyeja e dorëheqjes së tij. Gashi gjatë mandatit të tij ka bërë punë të madhe kryesisht në ndërkombëtarizimin e basketbollit kosovar.

“Arsyeja e vetme e largimit tim është se BQK nuk lejon që unë ti mbaj dy poste”, tha Gashi për Express, të shtunën.

Ai ka njoftuar se kuvendi i ri zgjedhor do të mbahet 24 gusht, derisa të drejtë kandidimi ka secili që siguron 7 nënshkrime të delegatëve të Kuvendit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Një ndër kandidatët potencial për pozitën e kryetarit të FBK-së, pritet të jetë edhe biznesmeni kosovar, Erolld Belegu. /Telegrafi/ 

Exit mobile version