Site icon Telegrafi

Jep dorëheqje kryetari Emrush Xhemajli

"Partia Socialiste e Kosovës, ka pritur shumë më tepër nga këto zgjedhje. Për këtë arsye kryetari i PSK-së, Emrush Xhemajli, njoftoi Kryesinë se ndërpret mandatin e tij 3 vjeçar në postin e kryetarit", thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të PSK-së.

Xhemajli këtë hap e ka marrë sot në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie, ku është diskutuar për rezultatet e zgjedhjeve që kjo parti arriti në nivel lokal. Edhe pse e formuar më 30 maj 2009, afërsisht në kohën kur filluan përgatitjet për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit 2009, Partia Socialiste e Kosovës garoi në 14 komuna me këshilltarë, ndërsa në 11 prej tyre edhe me kandidat për kryetar.

Rezultatet më të mira PSK i pati në Shtërpcë, ku për kryetar komune mori 18.4 % të votave, kurse për asamble komunale 14,2%, ndërkaq më të dobëtat në disa komuna ku nuk kaloi as 1 %.Sidoqoftë, Partia Socialiste e Kosovës, ka pritur shumë më tepër nga këto zgjedhje. Për këtë arsye Emrush Xhemajli e njoftoi Kryesinë e partisë se ndërpret mandatin e tij 3 vjeçar në postin e kryetarit.

Si rrjedhim partia shkon në zgjedhje të parakohshme të të gjitha niveleve. Deri atëherë kryetari i deritashëm do të jetë kryetar në detyrë.

Me këtë rast Kryesia e PSK-së ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pas dy javëve, ku do të analizohen zgjedhjet edhe në këtë organ, do të zgjidhet komisioni për organizimin e Kongresit, si dhe do të caktohet data e mbajtjes së tij. /rtv21/

Exit mobile version