Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur se kryeministrja e këtij shteti Elisabeth Borne ka dhënë dorëheqje, por se nuk ka zbuluar se kush do të jetë pasuesi i saj.
Siq raporton televizioni francez France 24, Macron dhe qeveria e tij janë në situatë të palakmueshme politike, sepse nuk e kanë shumicën në parlament, transmeton T elegrafi.
Dorëheqja e Borne pasoi pas përfundimit të vitit që u shënua me një sërë reformash të sistemit pensional dhe ligjin për emigrimin.
Përveç kësaj, dorëheqja ka ndodhur disa muaj para zgjedhje për Parlamentin Evropian. Pritet që euroskeptikët të arrijnë rezultate më të kënaqshme.
Si arsye për këtë theksohet pakënaqësia në rritje për shpenzimet e mëdha ditore të qytetarëve, dhe mos suksesin e qeverisë evropiane të frenojnë emigrimin.
Borne ka qenë në disa qeveri të partisë Socialiste, e më pas iu bashkua Macronit. Kryeministre ishte nga maji i vitit 2022. /Telegrafi/