Site icon Telegrafi

Davutoglu do të japë dorëheqje më 22 maj

E plotësuar: Kryeministri aktual i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka konfirmuar se do të japë dorëheqje më 22 maj.

Në këtë datë do të mbahet edhe një kongres i jashtëzakonshëm i partisë AK.

Vendimi i tij vjen pasi mediat raportuan për një përplasje mes tij dhe presidentit, Recep Tayyip Erdogan, raporton Euronews.

Mosmarrëveshjet mes tyre, siç raportohet, vijnë pasi kryeministri Davutoglu nuk është pajtuar me planin e Erdoganit për të çuar Turqinë drejt një sistemi presidencial të qeverisjes, transmeton KP.

E plotësuar: Ajo që ishte paralajmëruar prej mediave për një tensionim të situatës mes Ahmet Davutoglu  dhe Recep Tayyip Erdogan, duket më se e qartë tani.

Kryeministri turk ka dhënë dorëheqje, njofton lajmpress.

 

Exit mobile version