Kryeministri i Islandës, Sigmunder David Gunlauggson, ka dhënë dorëheqje dy ditë pasi u zbulua se ishte i përfshirë në skandalin e taksave “Panama Papers”.
Sigmunder David Gunlauggson, disa orë më parë i kishte kërkuar presidentit të këtij vendi Olafur Ragnar Grimsson të shpërndajë qeverinë dhe të thërrasë për zgjedhje të parakohshme, transmeton Telegrafi.
Por presidenti i është përgjigjur, duke i thënë se paraprakisht dëshiron të konsultohet me liderët e partive tjera para se të marrë vendimin.
E gjithë kjo situatë e pakëndshme u krijua, kur mijëra islandezë filluan të protestojnë dje para parlamentit, duke i bërë thirrje Gunlaugsson të japë dorëheqje. /Telegrafi/