Telegrafi

Jep dorëheqje kreu i zbulimit amerikan

Kreu i zbulimit amerikan James Clapper ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, pasi zgjedhjes së Donald Trumpit president i Shteteve të Bashkuara.

Siç është raportuar nga mediat botërore, të mërkurën mbrëma ka dorëzuar një letër në të cilën shpjegohen arsyet e dorëheqjes, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se ndihet “relativisht mirë”, pasi që ka dhënë dorëheqja nga posti i tij.

Ndërkaq, analistët besojnë se në këtë mënyrë ai ka dashur t’i dërgojë një mesazh administratës së ardhme të Donald Trumpit, se është i nevojshëm kalimi i shpejtë i pushtetit. /Telegrafi/