Kreu i PD-së në Pogradec, Renato Peza, ka dhënë dorëheqjen nga posti në shënjë kundërshtimi të vendimit të kryetarit Lulzim Basha, që shpall zgjedhje brenda PD-së edhe në këtë zonë.
Përmes një letre ai shpjegon arsyet e vendimit, teksa thekson se, s’ka arsye për zgjedhje, pasi në zgjedhjet e fundit lokale PD-ja e fitoi Bashkinë Pogradec.
“Situata mbas zgjedhjeve të 2015 dhe me fitoren e Edi Kaprit në pozicionin e Kryetarit të Bashkisë si Kandidat nga PD-ja solli një transformim brenda strukturave të PD-së.
Anëtarë të Kryesisë, Kryetarë Grup Seksionesh dhe çuditërisht të gjithë këta të peticionit gjatë fushatës elektorale filluan të largohen dhe të mos marrin pjesë në mbledhjet e kryesisë, duke filluar nga Kryetari i Bashkisë, Sekretari i Degës, Kryetarët e Grup Seksioneve, të cilët njëkohësisht u emëruan edhe Administratorë!”,- shkruan Peza.
Dy ditë më parë PD shpalli zgjedhje brenda strukturave të saj në 35 degë në të gjithë vendin.