Telegrafi

Jep dorëheqje komplet stafi i Eurovizionit

Festivali me i madh i muzikës ne Evropë, Eurovision, ka pësuar goditje te rëndë pasi 21 anëtaret e ekipit organizativ dhanë dorëheqje.

Ekipi ukrainas i Eurovizionit, po pretendojnë që janë shkarkuar ne dhjetor, kur në krye erdhi shefi i ri.

Sipas letrës se dorëheqjes ata ishin totalisht te “bllokuar” nga vendimi ne lidhje me garën.

Por përkundër kësaj EBU, themeluesi i Eurovizionit, ka thënë se transmetuesi publik i Ukrainës duhet te arrije t’i kryejë të gjitha përgatitjet me kohë, pavarësisht trazirave.

Lexo po ashtu Ky është vendi ku do të zhvillohet "Eurovision 2017" (Foto)

Së bashku me ekipin organizues, dorëheqje kane dhënë edhe dy producentë.

I gjithë stafi ishte zgjedhur nga transmetuesi publik ukrainas (UA:PBC), që do e organizojë këtë garë pasi vitin e kaluar në Eurovizion fitoi këngëtarja ukrainase, Jamala, me këngën “1944”.