Statusi i 68-vjeçarit, i cili ka mbajtur edhe postin e zëvendëspresidentit të FIFA-s, është dëmtuar pas akuzave në lidhje me korrupsion, duke bërë që ai të suspendohet nga të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me futbollin.
Kjo ka bërë që ai të japë dorëheqje, ndërsa përmes një komunikate për media FIFA ka njoftuar se Warner i ka dhënë fund bashkëpunimit 28-vjeçar me FIFA-n. /Telegrafi/