Site icon Telegrafi

Jep dorëheqje Ivo Ivanovski, Ministri i Shoqërisë Informative

Ivanovski ka qenë në kabinetin e Gruevskit që nga qeveria e parë, nga viti 2006 dhe si për detyrë e kishte rritjen e përdorueshmërisë së internetit në vend. Në vitin e 2008 ai edhe zyrtarisht emërohet si ministër i Shoqërisë Informative.

Nga viti 2006 deri tani Maqedonia ka shënuar rritje shumë të madhe të përdorimit të internetit. Në vitin 2006 vetëm 9% e popullatës përdornin internet ndërsa tani shifra ka arritur në rreth 70%.

Nga ana tjetër, në qeveri kanë theksuar se kryeministri është në bisedime dhe në fazën e emërimit të një ministri të ri në këtë detyrë./Telegrafi/

Exit mobile version