Site icon Telegrafi

Jep dorëheqje gjykatësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Mihael Bolander

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo gjykatë, gjykatësi Mihael Bolander.

“Sot, gjykatësi Mihael Bolander i dorëzoi Kryetares Ekaterina Trendafilova dorëheqjen e tij si gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Gjykatësi Bolander, i cili dha dorëheqje për arsye personale, deklaroi se ndihej i nderuar që kishte shërbyer si gjykatës i DHSK-së”, thuhet në njoftim.

Kryetare Trendafilova shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë për kontributin e gjykatësit Bolander në mandatin e DHSK-së,  përfshirë edhe, së fundi, si anëtar i panelit të parë të Gjykatës Supreme. /Telegrafi/

Exit mobile version