Site icon Telegrafi

Jep dorëheqje drejtori i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Kështu bëjnë të ditur burime të Telegrafit brenda bordit të Telekomit të Kosovës.

Gent Begolli gjatë muajit qershor është zgjedhur në krye të Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës.

Begolli ka qenë drejtor i shërbimeve publike në qeverisjen e kaluar në Prishtinë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Tash e një kohë PTK ndodhet në krizë, madje mediat dhe njohësit e çështjeve ekonomike kanë theksuar se kjo ndërmarrje publike është drejt falimentimit.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me Begollin për të marrë një përgjigje nga ai, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur. /Telegrafi/

Exit mobile version