Arben Bislimi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Klinikës së Onkologjisë.
Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Në përgjigjen e tyre thuhet se Bislimi ka dhënë dorëheqje për arsye personale.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ju konfirmon se për shkaqe personale ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d. drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Dr. Arben Bislimi”, kanë thënë nga SHSKUK-ja, duke shtuar se së shpejti pritet të caktohet u.d. drejtori i ri i Klinikës së Onkologjisë.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me Bislimin, por i njëjti ka qenë i paqasshëm. /Telegrafi/