Telegrafi

Jep dorëheqje drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti

Behxhet Haliti ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të përgjithshëm Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Express merr vesh se Haliti ka dorëzuar dorëheqjen e tij, mirëpo ende nuk dihen shkaqet e marrjes së këtij vendimi nga ana e Halitit.

Në vend të tij, si ushtrues detyre do të jetë Nait Sharku. /Telegrafi/