Site icon Telegrafi

Jep dorëheqje drejtori i Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale

Goran Trajkovski, drejtor i Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personave ka dhënë dorëheqje. Ai ka pasur edhe një vit e gjysmë deri në përfundimin e mandatit të tij.

Në përshkrimin e dorëzuar në Kuvend të premten, Trajkovski thotë se jep dorëheqje për shkaqe personale.

Trajkovski gjatë kohës së qeverisjes së Nikolla Gruevskit ka qenë edhe drejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike, ndërsa në postin e udhëheqësit të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale është që nga viti 2016./Telegrafi/

Exit mobile version