Telegrafi

Jep dorëheqje drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Fushë Kosovës, Samir Shahini, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Përmes një postimi në Facebook, Shahini ka njoftuar të premten se arsyet që e çuan të marrë këtë vendim janë personale dhe “sigurisht pak profesionale”.

Për këto të fundit, ka thënë se është informuar me kohë kryetari i komunës.

“Dua të kërkoj mirëkuptimin tuaj nëse nuk mund të i përgjigjem secilit e secilës nga ju me sqarime në email, mesazha, e telefonata”, ka shkruar Shahini. /Telegrafi/