Telegrafi

Jep dorëheqje drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Buçinca – Zhubi

Luljeta Buçinca-Zhubi ka dhënë të hënën dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Përgjithshëm në Mitrovicë “Dr. Sali Haxhibeqiri”. 

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar vet ish-drejtoresha, Buçinca-Zhubi.

Ish-drejtoresha tha se përkushtimi në profesionin e saj si infektologe e ka shtyrë të japë dorëheqje.

“Arsyeja e dorëheqjes nga pozita e drejtorit të spitalit është përkushtimi si infektologe e vetme regjionale”, ka thënë ajo për Telegrafin. /Telegrafi/