Telegrafi

Jep dorëheqje drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti

Rukije Mehmeti, Pulmologe

Doktoresha Rukije Mehmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zyra e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së.

Sipas tyre, dorëheqjen e ka kërkuar vetë doktoresha Mehmeti, ndërsa siç thanë ata gjatë ditës do të caktohet ushtruesi i detyrës së Klinikës së Pulmologjisë.

“Gjatë ditës do të caktohet ushtruesi i detyrës”, kanë thënë nga zyra e drejtorit të ShSKUK-së. /Telegrafi/