Site icon Telegrafi

Jep dorëheqje deputeti britanik i cili kishte shikuar pornografi në Parlament

Deputeti britanik, Neil Parish, ka deklaruar për BBC-n se po jep dorëheqje pasi e pranoi se kishte shikuar dy herë pornografi gjatë kohës në Parlament.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Parish, i cili ka përfaqësuar Tiverton dhe Honiton në Devon që nga viti 2010, tha se kishte qenë një “moment çmendurie”.

Ai tha se hera e parë ishte aksidentale pasi shikoi një faqe traktori, por hera e dytë – në House of Commons – ishte e qëllimshme.

Ai u pezullua nga Partia Konservatore të premten lidhur me akuzat.

Dy kolege gra, pohuan se e kishin parë atë duke shikuar përmbajtjen e filmave për të rritur në telefonin e tij derisa ishte ulur pranë tyre.

Në një intervistë ekskluzive me BBC South West, Parish tha: “Situata ishte aq qesharake, ishin traktorët që po shikoja.

“Unë hyra në një faqe tjetër interneti që kishte një emër shumë të ngjashëm dhe e pashë për pak, gjë që nuk duhej ta kisha bërë”.

“Por krimi im – krimi më i madh – është se në një rast tjetër hyra për herë të dytë”. /Telegrafi/

Exit mobile version