Site icon Telegrafi

Jep dorëheqje Brian Hoyt Yee

Ndihmës zëvendës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Brian Hoyt Yee ka dhënë dorëheqje, është konfirmuar për Al Jazeera në Departamentin e Shtetit.

Në përgjigje thuhet se Yee për largimin e tij informoi kolegët e tij në Departamentin Amerikan të Punëve të Jashtme.

Ai në këtë detyrë ishte që nga viti 2013.

Si pasardhësi i tij përmendet jo zyrtarisht ish-kreu i Misionit të OSBE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Jonatan Moor.

Mediat kanë spekuluar se Yee do të emërohet ambasador në Maqedoni, por ndërkohë është thënë se ai në vend që të shkonte në Shkup, mund të ulet në karrigen e ambasadorit amerikan në Sarajevë.

Ai gjithashtu ka shkaktuar një seri reagimesh në Serbi me deklaratat e tij, ndër të tjera, lidhur me atë se nëse Serbia dëshiron BE, nuk mund të “ulet në dy karrige”. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version