Shefja për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka pritur sot në një takim joformal presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lidhur me këtë takim ka dhënë detaje Zyra e Mogherinit përmes një njoftimi.
“Ata ranë dakord për të punuar në fillimin e një faze të re të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtimit, dhe ata vendosën që ekipet përkatëse të fillojnë të punojnë mbi përgatitjet. Ata theksuan gjithashtu rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialog pa vonesë”.
“Përfaqësuesja e Lartë e BE-së konfirmoi angazhimin e BE-së për perspektivën evropiane të tërë Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim, transmeton Klan Kosova.