Site icon Telegrafi

Jens Stoltenberg mbetet edhe një vit Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

Jens Stoltenberg mbetet Sekretar i Përgjithshëm i aleancës së NATO-s, u vendos sot në samitin e mbajtur në Bruksel.

Mandati i Stoltenberg skadon më 1 tetor dhe ai ishte menduar të merrte funksionin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Norvegjisë deri në fund të vitit 2022. Megjithatë, siç janë gjërat, ai do të qëndrojë në krye të NATO-s edhe për një vit.

Vendimi për të mbajtur Stoltenberg në krye të NATO-s është marrë nga 30 zyrtarë politikë që po takohen sot në Bruksel, raporton reuters.

 

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre pritet të paraqesin disa masa të reja për të luftuar Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë në samitin e sotëm.

Përgjigja e re do të përfshijë vendosjen e forcave shtesë të NATO-s në Evropë. Biden do të shpallë sanksione të reja kundër politikanëve dhe oligarkëve rusë, ndërsa Britania e Madhe ka një “paketë të re të madhe mbështetjeje ushtarake” për Ukrainën.

Lexo po ashtu Një nga këto gra do ta drejtojë NATO-n: Ish-presidentja kroate shihet si favoritja kryesore

Stoltenberg, një ekonomist dhe ish-udhëheqës i Partisë së Punës Norvegjeze, ishte kryeministër norvegjez, ministër i Financave dhe Energjisë përpara se të bëhej Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. /Telegrafi/

Exit mobile version