Knëgëtarja amerikane Jennifer Lopez, po përpiqet që të mbajë aktiv ndjekësit e saj përmes postimeve në rrjete sociale.
Në secilën paraqitje skenike, ajo nuk zhgënjen adhuruesit e muzikës së saj, pasi përkujdeset në maksimum për secilin detaj në veshjen e saj, shkruan Daily Mail.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, J.Lo është është shfaqur engjëllore teksa është hedhur në ajër, e veshur me një fustan të bardhë.
Bukuroshja e lindur në Bronx kishte formën e balerinës së përsosur gjatë kërcimeve, duke shtrirë krahët dhe këmbët e saj me elegancën maksimale.
Aktorja e filmit “Hustlers” u tha 119 milionë ndjekësve të saj të mbajnë kokën lartë, duke zbuluar mënyra të ndryshme për të reflektuar gjatë kohërave të tilla të pasigurta.
“Në këtë kohë, është kaq e thjeshtë të ndjehesh me disponim të ulët dhe të mendosh për të gjitha gjërat që shkojnë keq dhe të gjitha që nuk i kemi dhe nuk kemi përgjigjë për to… Unë e kam zakon të them tre gjëra për të cilat jam mirënjohëse sapo hap sytë dhe pastaj natën kur jam shtrirë listoj tre gjëra më të mira që ndodhën atë ditë”, ka shkruar Jennifer në mbishkrimin e fotografisë.
Ndjekësit e këngëtares filluan të komentonin në imazhin e ndarë, duke e lavdëruar atë për fjalët pozitive. /Telegrafi/