Site icon Telegrafi

Jenniferi pranon: Vështirë të mbahet miqësia me ish-burrin (Foto)

Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane Jennifer Lopez dhe ish-burri i saj Marc Anthony njihen për miqësinë e afërt që kanë pavarësisht shkurorëzimit.

Megjithatë, në një intervistë për “W Magazine”, ajo thotë se shpeshherë e ka të vështirë të jetë miqësore me ish-burrin.

46-vjeçarja, që ka shfaqur sërish linjat në fotografitë për revistën, thotë se është përpjekur shumë që të mbajë raport të mirë me ish-burrin për hir të fëmijëve të tyre, Max dhe Emme, tetë vjeçar.

“Kur është fjala për punë, unë nuk ndalem kurrë. Por me dështimet personale, kam menduar në vete, ‘kjo është e vështirë’”, ka thënë ajo. “Kur i dhamë fund martesës, nuk ishte lehtë për të gjetur mirësi. Nuk ishte ëndrra në të cilën kam shpresuar dhe më së lehti ishte të isha keq, e zhgënjyer dhe e nervozuar. Por Marc është babai i fëmijëve të mi, dhe kjo nuk largohet. Andaj më është dashur të punoja që të vendosja gjërat në rregull. Kjo, thënë drejt, ishte puna më e vështirë”.

Ish-çifti ishte martuar më 2004 dhe u nda më 2011 pas shtatë vjetësh martese. Aktorja tani është në lidhje me 29-vjeçarin Casper Smart

Exit mobile version