Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez zhytet në vaskë me frizurë gazmore

Jennifer Lopez u ka dhënë fansave një vështrim në rutinën e saj të kujdesit për veten, e cila përfshinte një banjë luksoze me flluska dhe një model flokësh qesharak.

Jennifer Lopez ka provuar se me të vërtetë mund të zotëroj çdo model flokësh! Këngëtarja më 7 mars ndau një foto të saj në Instagram ndërsa ishte në një pushim nga filmimi i komedisë së ardhshme  “Shotgun Wedding”.

Ndërsa pjesa më e madhe e trupit të saj ishte nën ujë, ajo krijoi një majë me gjemba në majë të kokës – që të kujton filmin e animuar “Trolls” për fëmijë!


Sigurisht, JLo nuk u shfaq plotësisht pa aksesorë, pasi ajo vendosi një palë vathë prej ari.

Lexo po ashtu Jennifer Lopez tregon flokët e saj natyral

Ndryshe, ditë më parë Lopez kishte treguar flokët e saj natyrale, pa zgjatime. /Telegrafi/

Exit mobile version