Jennifer Lopez solli imazhe provokuese në rrjetet sociale pas zhurmës së madhe që u bë javëve të fundit për ndarjen nga Ben Affleck.
Ajo publikoi katër fotografi siç duket nga një përmbledhje e imazheve të tjera nga kjo verë, dhe në njërën erdhi tejet provokuese si kurrë më parë.
Aktorja dhe këngëtarja e njohur kishte veshur rroba banje të bardhe, duke theksuar linjat e përkryera trupore.
Oh, it was a summer pic.twitter.com/k23v22RNr4
— jlo (@JLo) August 31, 2024
Lopez dukej më tërheqëse se kurrë me këto poza të fundit.
“Oh, se çfarë ishte kjo verë”, shkroi ajo në postimin e saj.
Jennifer Lopez ka shtruar zyrtarisht kërkesën për t’u divorcuar nga aktori Ben Affleck. Ndarja e tyre ka qenë një temë diskutimi javëve të fundit. /Telegrafi/