Jennifer Lopez ishte totalisht vizëlluese të mërkurën mbrëma në premierën e “Shades of Blue” në New York City.
47 vjeçarja preferoi një veshje shumë më të thjeshtë për nga eleganca, por mjaft shkëlqyese për të bërë diferencën me pantallonat dhe bluzën e saj.
Nëna e dy fëmijëve kompletoi dukjen e saj me taka të një ngjyre të njëjtë.
Flokët e gjatë ajo preferoi t’i kapte, teksa bukuria natyrale e saj u shfaq në skenë ku përkundër moshës, bëri që të gjithë ta shikojnë atë në këtë premierë.
Ajo në këtë ngjarje u shoqërua nga shoqëruesi i saj 62 vjeçar, bashkëpuntori në këtë film, Ray Liotta.
Premiera e filmit të ri që është një dramë komike shaqet nga e diela në NBC dhe aty J-Lo luan rolin e një nëne të vetmuar që punon në departamentin policor në New York City.
Karakteri i saj e detyron atë që të bashkëpunojë me FBI-në pasi u arrestua në një hetim anti-korrupsion, shkruan Telegrafi.
Jennifer Lopez është nënë e lumtur e binjakëve nëntë vjeçarë, Maximilian dhe Emme, që i ka nga martesa e saj me Marc Anthonyn. /Telegrafi/