Në mbarë botën, e diela e dytë e muajit maj, festohet si Dita e Nënës, për të nderuar e respektuar figurën e nënës.
Në këtë ditë të rëndësishme, shumë prej personazheve publike uruan nënat e tyre me dedikime e fjalë mjaft prekëse.
Një shkrim të veçantë dedikuar nënës së saj së fundmi e ka bërë edhe ylli i muzikës pop, Jennifer Lopez.
Ajo ka publikuar një video në Instagram, derisa ka bërë një përmbledhje të disa prej momenteve të lumtura me të ëmën.
“Urime Dita e Nënave për nënën time dhe për të gjitha nënat. Nënë, faleminderit shumë që ishe kaq e durueshme me mua, sepse më bëre të besoj gjithmonë se mund të bëja gjithçka që doja të bëja. Ajo farë që keni mbjellë më bëri të jem kjo që jam sot. Ajo ishte gjithçka nga ti”, ka shkruar mes tjerash krijuesja e hitit “On the Floor”.
Në shumë prej intervistave, artistja amerikane ka treguar se ka një përkrahje të madhe nga e ëma me të cilën flet rreth çdo problemi.
Ditëve të fundit u raportua se Jennifer Lopez dhe partneri i saj, Alex Rodriguez, kanë shtyrë dasmën për vitin tjetër për shkak të pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/