Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez është një prej femrave më të adhuruara në mbarë botën.
Artistja e nominuar për çmimin “Golden Globe” bëri një gjest të pahijshëm, teksa u shfaq para paparacëve në xhirimet e filmit të ri.
Xhirimet e filmit “Hustlers” u realizuan të hënën në Manhatan, dhe J.Lo dukej sikur ishte e nervozuar teksa u gjend përball fotografëve.
Ajo u ngriti gishtin e mesit paparacëve, duke ofenduar kështu të gjithë ata që po përpiqeshin t’i merrnin një fotografi perfekte asaj.
Një gjest i tillë u cilësua si i turpshëm, por që gjithsesi Jennifer nuk duket se shqetësohet shumë nga situata të tilla.
Përndryshe, 49-vjeçarja ka qenë shumë e përfolur javëve të fundit, kjo edhe për shkak të propozimit romantik që i bëri për fejesë partneri i saj, Jennifer Lopez. /Telegrafi/