Telegrafi

Jennifer Lopez triumfon në People’s Choice Awards

Ishte një ditë e madhe për një artiste të madhe.

Jennifer Lopez fitoi për herë të parë çmimin People’s Choice Award ditën e djeshme në Los Angeles. Dhe bukuroshja 47 vjeçare natyrisht që nuk mund të linte pas dore anën e saj latine duke falenderuar si në anglisht edhe në spanjisht, njerëzit e saj ose siç tha dhe ajo vetë “mi gente”.

Lopez triumfoi si “Aktorja e Preferuar në një Serial Dramatik Kriminal” për portretizimin e detektives Harlee Santos në serialin Shades of Blue.

Nuk ishte dhe aq e thjeshtë të rrëmbeje këtë çmim në një kategori ku rivalet e saj ishin emra si Sophia Bush, Lucy Liu, Pauley Perrette dhe Mariska Hargitay.

Por ajo është J.Lo dhe përsëri ia doli, edhe pse ishte vetëm fitorja e saj e parë në 8 nominime që ka marrë.