Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez tregon se ndihej e pasigurt për trupin e saj pas lindjes së binjakëve

Foto: Instagram

Jennifer Lopez ka folur së fundmi për procesin e lindjes dhe se si ndikoi në vetëbesimin e saj.

Ndërsa merrte pjesë në ‘Daytime Beauty Awards’, Lopez prezantoi një çmim për trajneren e saj, Tracy Anderson, duke ndarë ndikimin që ajo kishte në fizikun dhe vetëvlerësimin e saj në vitet që kishin punuar së bashku.

Lopez i dha Anderson çmimin për arritje të jashtëzakonshme në fitnes dhe zbuloi se të dyja u takuan në vitin 2008, pasi këngëtarja e famshme kishte sjellë në jetë binjakët: Max dhe Emme.

Foto: Getty Images

“Kam reflektuar shumë në kohët e fundit, duke rishikuar versionet e kaluara të vetes dhe për të përfaqësuar plotësisht atë që jam sot”, u shpreh Lopez.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Lopez

“Dhe më kujtohet se sa shumë më ka frymëzuar dhe inkurajuar Tracy për të festuar çdo version të trupit tim ndër vite dhe për të vazhduar të ngrihem pasi jeta dhe nevojat ime kanë ndryshuar”.

“E takova Tracyn menjëherë pasi linda binjakët. E telefonova në një kohë kur ndihesha e pasigurt, duke pyetur veten nëse do të kthehesha ndonjëherë në mënyrën si isha më parë – siç bëjnë shumica e nënave të reja pas lindjes”, theksoi më tej Jlo.

“Ajo erdhi në jetën time”, shtoi Lopez, “dhe më ndihmoi të përqafoja veten time dhe të më ndihmonte të jem dhe të kuptoja se mund të isha më e fortë se kurrë më parë”.

Lopez dukej mahnitëse në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, e veshur me një fustan të bardhë ‘Bach Mai’ me një dekolte dhe disa lule rozë të printuara mbi të.

Ajo e përmbylli pamjen me aksesorë të ngjashëm, përfshirë një çantë me ngjyrë rozë dhe taka. Ylli i “Hustlers” kishte edhe disa bizhuteri ari. /Telegrafi/

Foto: Instagram
Exit mobile version