Telegrafi

Jennifer Lopez tregon figurën e saj të tonifikuar në të brendshme, për markën “Intimissimi”

Jennifer Lopez tregoi figurën e saj fantastike në një fushatë të re për markën italiane të veshjeve intime “Intimissimi”.

Artistja e lindur në Bronx i kishte kapur mbrapa flokët teksa u pa në koleksionin “Silky Intimates”.

“Ndihet si mëndafsh, por është bërë nga kjo pëlhurë tepër e qëndrueshme që formohet në trupin tuaj si një lëkurë e dytë”, tha gruaja e Ben Affleck, shkruan DailyMail.

“Gjithmonë kërkoj fabrikime cilësore dhe përshtatje komode superiore”, shtoi këngëtarja e “This Is Me… Now”.

“’Intimissimi’s New Silky Intimates’ është një koleksion i përsosur, është me stil klasik dhe pëlhurat janë luksoze,” shtoi Lopez.

“Është kaq e rëndësishme të ndihesh rehat dhe e fuqizuar në pjesët që janë më afër lëkurës tuaj, dhe ky koleksion e bën pikërisht këtë… Dhe si gjithmonë është absolutisht i mrekullueshëm.” /Telegrafi/