Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez do të martohet për herë të katërt

Jennifer Lopez (Foto: Ethan Miller/Getty Images for ABA/Guliver)

Ylli botëror, Jennifer Lopez, është takuar me partnerin e saj Alex Rodriguez në vitin 2017, ndërsa tani planifikojnë të martohen.

Për divën latine kjo do të jetë martesa e katërt, pasi më parë ishte e martuar me Marc Anthony për dhjetë vite, Ojani Noa, një vit dhe Chris Judd po ashtu një vit.

Si pjesë e turneut të saj, Lopez së fundmi ka publikuar dokumentarin “It’s My Party: Showtime”, i cili zbulon detaje të pathëna për jetën e saj.

Ajo njëkohësisht ka folur edhe për martesën me Alex, e cila pritet të ndodhë së shpejti. “Ne kemi qenë së bashku për tre vite dhe do të martohemi së shpejti, pikërisht vitin e ardhshëm. Uroj të kem një dasmë të madhe dhe këtë herë do të doja të martohem në kishë”, ka thënë ajo.

Rodriguez, 43 vjeç, i ka propozuar këngëtares të “Jenny From the Block” në mars të këtij viti me një unazë në vlerë prej 18 milionë dollarësh.

Ndryshe, turneu i Lopez në Amerikën Veriore ka filluar më 7 qershor në Inglewood dhe do të përfundojë më 27 korrik në Miami. /Telegrafi/

 

Exit mobile version