Jennifer Lopez është kthyer. Pas katër vitesh prej se publikoi projektin “A.K.A”, Jenny nga blloku kthehet me këngën “Us” që është kënga e parë e albumit të saj të nëntë që lansohet këtë vit.
Aktorja e njohur sjellë projektin e ri plot ritëm të punuar nga Skrillexi.
“Don’t ëake me if I’m dreaming, could you be the one ëithout doubt? Could I be for your keeping? Could it be us?”, është pjesë e tekstit nga kjo këngë.
Fansat presin më shumë nga Jennifer, pasi tashmë ajo ka konfirmuar se po kjo këngë “Us” do të vijë shpejt me një remiks anglisht dhe spanjisht në duet me hitbërësin, J Balvin.
Në dhjetor, Jennifer bëri të ditur bashkëpunimin em Cardi B “Quiero Dinero” që u performua në Calibash muajin e fundit.
Sidoqoftë, duket se kënga me Cardi B është shtyrë para “Us” që i paraprinë publikimit të albumit.
Në çdo rast, “Quiero Dinero” dhe “Us” pritet të jenë pjesë e albumit të ardhshëm të nëntin për Jennifer Lopezin.
“Do të jetë prjoekti i saj i parë që prej vitit 2014 që prej publikimti të hiteve “I Luh Ya Papi”, “First Love” dhe “Booty”. /Telegrafi/