Këngëtarja Jennifer Lopez shquhet për fizikun e saj, edhe pse në muajin korrik do t’i mbushë 50 vjet.
Ajo po vazhdon të jetë aktive në muzikë dhe këtë herë ka realizuar remiksin e këngës së saj, “Medicine”, në bashkëpunim me Steve Aoki.
Si çdo herë tjetër, Lopez vjen mjaft atraktive në videoklip, teksa merr vëmendje me lëvizjet provokuese që bën.
Ylli botëror, po ashtu, është duke e shijuar lidhjen e saj me ish-bejsbollistin Alex Rodriguez, me të cilin po planifikon të martohet.
J.Lo ditë më parë u shpreh se ata po kalojnë kohë të mirë dhe se shumë shpejt do të kenë edhe të reja në drejtim të lidhjes së tyre. /Telegrafi/