Telegrafi

Jennifer Lopez shprehet e sinqertë, flet për marrëdhëniet abuzive që kishte në të kaluarën – mendohet për Diddyn

Foto: Getty Images

Pas bastisjes së shtëpive të Sean “Diddy” Combs të hënën, marrëdhënia e tij me Jennifer Lopez është kthyer në qendër të vëmendjes.

Combs, 54 vjeç, dhe Lopez, 54 vjeçe, ishin të lidhur për dy vjet, nga 1999 deri në 2001.

Lopez zbuloi se si Combs ishte burri i parë që e tradhtoi në një rrëfim për revisten Vibe të vitit 2003.

Foto: Getty Images

“Isha në këtë marrëdhënie me Puff-in, ku gjatë gjithë kohës qaja, isha si e çmendur dhe thuajse ma mori gjithë jetën”, ishte shprehur JLo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Lopez

Por, në dokumentarin e saj të vitit 2024 “The Greatest Love Story Never Told”, ajo foli për marrëdhëniet abuzive të së kaluarës – dhe fansat kanë spekuluar se ajo i referohej Combs.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ka pasur njerëz në jetën time që thoshin ‘të dua’ dhe më pas nuk bënin gjëra që ishin në përputhje me fjalën ‘dashuri'”, tha Lopez në dokumentar, pa përmendur se cilit ish i referohej.

“Dua të them, nuk kam qenë kurrë në një lidhje ku më kanë rrahur, faleminderit Zotit, por padyshim që jam keqtrajtuar dhe disa gjëra të tjera të pakëndshme”, vazhdoi tutje ylli i “Hustlers”.

Foto: Wire Image

Diddy nga ana tjetër është përballur me akuza të shumta për përdhunim dhe abuzim, të cilat ai i ka mohuar. /Telegrafi/

Foto: Getty Images