Telegrafi

Jennifer Lopez shkëlqen me paraqitjen atraktive në inaugurimin e Joe Biden, këndon “This Land is Your Land” dhe “America The Beautiful”

Foto: YouTube

Presidenti i ri i zgjedhur amerikan, Joe Biden, tanimë është betuar si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Ai ngriti dorën e djathtë duke u betuar se do t’i shërbejë vendit dhe se do t’i mbrojë interesant nga armiqtë e jashtëm e të brendshëm.

Në ceremoninë e inaugurimit të Biden, një nga të ftuarat speciale ishte edhe aktorja e këngëtarja amerikane, Jennifer Lopez.

Derisa Lady Gaga interpretoi himnin kombëtar të ShBA-së, J.Lo bëri një përzgjedhje të këngëve si “This Land is Your Land” dhe “America The Beautiful”.

Performanca e mrekullueshme e Lopez ka bërë që të ketë reagime të shumta e duartrokitje të mëdha.

Lexo po ashtu Lady Gaga interpreton himnin kombëtar në inaugurimin e Joe Biden

Jennifer u shfaq në formë të mrekullueshme në një kostum shkëlqyes, e veshur tërësisht në të bardha.

Me ‘look-un’ unik, 51 vjeçarja edhe këtë herë u sigurua që të jetë në qendër të vëmendjes.

Jennifer Lopez (Foto: YouTube)

Në ceremoninë e betimit ndërkohë kanë marrë pjesë edhe ish-presidentët tjerë amerikanë si George Bush, Bill Clinton dhe Barack Obama. /Telegrafi/