Diva latino-amerikane, Jennifer Lopez, ka shkëlqyer në rolin e fytyrës reklamuese të brendit Coach.
Këngëtarja dhe aktorja është paraqitur në fushatën e re të këtij brendi, krah për krah me disa emra të njohur duke përfshirë edhe aktori dhe producenti Michael B. Jordan.
Fushata e re e Coach ka për qëllim që të ruajë trashëgiminë e artistit të ndjerë njujorkez Jean-Michel Basquiat.
Diana Gordon e Paloma Esesser janë emrat të tjerë që i janë bashkëngjitur kësaj kampanje.
J.Lo bashkëpunon qe një kohë të gjatë me Coach, ndërsa bashkëpunimin e parë e kishte nisur në vitin 2000 kur e publikoi këngën “All I Have”. /Telegrafi/