Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez puthje pasionante me të dashurin në stadium (Foto)

Ka një vit tashmë që këngëtarja e njohur Jennifer Lopez po shijon lidhjen e saj të dashurisë me bejsbollistin, Alex Rodriguez.

Ata rrëmbejnë vëmendjen kudo që shkojnë, dhe njëjtë kanë bërë edhe me paraqitjen e tyre të fundit në një ndeshje basketbollist në Miami.

Gjersa po ndiqnin ndeshjen nga Tribuna, ishte Alex ai i cili arriti të rrëmbejë një puthje në tribunë nga J.Lo.

Rodriguez, 42 vjeç, dhe Lopez, 48 vjeç, nuk janë të panjohur për ngjarjet sportive, kjo pasi ata parapëlqejnë që të ndjekin nga afër shumë prej ndeshjeve të tilla.

Ata jo vetëm që shkëmbenin puthje, por herë pas here realizonin edhe ‘selfie’ me njëri-tjetrin, me ç’rast kanë rrëmbyer vëmendjen e spektatorëve. /Telegrafi/

Exit mobile version