Telegrafi

Jennifer Lopez publikon prapaskenat e ‘Hustlers’, tregon aftësitë në vallëzim

Filmi i saj i ri “Hustlers” pati një sukses të jashtëzakonshëm vetëm për një kohë të shkurtër, pasi fitoi 33 milionë dollarë në fundjavën e tij të hapjes.

Dhe është përfolur gjithashtu që Jennifer Lopez mund të rrëmbejë ndonjë çmim kryesorë në ‘Oscars’ në ceremoninë e vitit të ardhshëm.

Ylli i filmit, Jennifer Lopez, 50 vjeçare, dukej e mahnitshme në pamjet e reja të prapaskenave në filmin e ri, ndërsa ajo i vuri në ekran asetet e saj më të mira.

Aktorja amerikane u shfaq e bujshme në një numër të veshjeve, teksa tregonte trupin e tonifikuar , dhe në disa pjesë u shfaq thuajse tërësisht e zhveshur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Lopez

Diku tjetër, ajo është parë duke flirtuar me yllin e muzikës, Usher.

Ajo po ashtu luajti përkrah Conhent Wu, Julia Stiles, Keke Palmer, Lili Reinhart, Lizzo dhe Cardi B.

Jennifer Lopez në filmin e ri (Foto: YouTube)

Hustlers, i cili u publikua në fillim të këtij muaji, u frymëzua nga artikulli viral i New York me titull ‘The Hustlers at Scores’.

Filmi pason një ekuipazh të ish-punonjësve të klubit, të cilat mblidhen së bashku për të kthyer tavolinat tek klientët e tyre në Wall Street. /Telegrafi/

Jennifer Lopez dhe Usher në filmin Hustlers (Foto: YouTube)